Published On: Hën, Gus 14th, 2017

Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje

Cristiano Ronaldo është dënuar edhe zyrtarisht nga drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit, pas shtyrjes që ia bëri gjyqtarit pas ndëshkimit me karton të kuq.

Ylli i Real Madridit është ndëshkuar me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe pastaj me të kuqin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës së fituar ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.

Pas ndëshkimit me kartonë të kuq, portugezi i revoltuar e shtyu gjyqtarin duke bërë sjellje të pahijshme.

Mediat pas kësaj raportuan se ylli i Realit do mund të dënohet 4-12 ndeshje.

Megjithatë, tani ka ardhur vendimi i drejtuesve të La Ligas, të cilët kanë zyrtarizuar dënimin prej pesë ndeshjesh për Ronaldon.

Një ndeshje vjen shkaku i kartonit të kuq, ndërsa katër tjera për shtyrjen e gjyqtarit.

Ronaldo do të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, atë në udhëtim te Deportivo la Coruna, në shtëpi ndaj Valencias dhe Levantes dhe përsëri në udhëtim te Real Sociedadi.