“Zyrat e PD janë të survejuara nga policë privatë, kërkojnë të intimidojnë opozitën” -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 30th, 2018

“Zyrat e PD janë të survejuara nga policë privatë, kërkojnë të intimidojnë opozitën”

Për kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi procedimet penale ndaj të rinjve që protestuan ditën e djeshme para ministrisë së Brendshme janë bërë për t’i stepur ata.
Kreu i të rinjve demokratë zbuloi në studion e lajmeve në Ora Neës se zyrat e PD dhe të FRPD janë surverjuar nga policë privatë një ditë para zhvillimit të protestës.

Belind Këlliçi: Kjo është hap për të na stepur, se nuk ka qenë vetëm kjo formë. Një natë para protestës, deri në orën 12:30 të natës selia e PD, zyrat e Forumit Rinor nga jashtë kanë qenë të survejuara nga policë civile, të cilët cdo të rinj që ka dalë nga zyrat e kanë ndaluar për ta pyetur, për ta intimiduar. Kanë ardhur civilë që janë afruar, kanë tentuar të indimidojnë të rinjtë për të mos marrë pjesë në protestë dhe sigurisht nuk ia kanë dalë dot mbanë. Vijojnë me tentativa nga më të ndryshmet për të na stepur, për të na ndaluar sepse e kanë të qartë forcën e rinisë.

Këlliçi u shpreh i bindur se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Fatmir Xhafajt.

Belind Këlliçi: Të rinjtë e FRPD janë të bindur për të vazhduar protestat e tyre të përdishme, për të protestuar kundër këtij ministri që na ka nxirë faqen në gjithë Europën dhe Botën, aq më keq ministri paraardhës i tij. Saimir Tahiri na futi për hërë të parë na raportet e DASH, si pika kyce tranzit për trafikun e drograve të forta.