Zvicra e Brazili kalon në 1/8, Serbia kthehet në shtëpi... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 27th, 2018

Zvicra e Brazili kalon në 1/8, Serbia kthehet në shtëpi…

Shqiptarët e Zvicrës në festë, së bashku me Brazilin janë kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

Futbollistët shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, iu gëzuan kualifikimit.

Zvicra me golat e Blerim Xhemailit dhe Josip Drmiçit barazuan me rezultat 2:2 me Kosta Rikën, kurse Brazili shënoi fitore me 2:0 kundër Serbisë.

Brazili zuri vendin e parë me 7 pikë në grupin E, ndërsa Zvicra është në vendin e dytë me 5 sosh, pasojnë Serbia 3 dhe Kosta Rika 1, këto dy të fundit janë eliminuar nga gara më e madhe.

Në 20 minutat e parë Kosta Rika ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme, ka pasur tri raste ideale për gol. Në minutën e 6-të, Joel Campbell nga rreth 18 metra, ia ngrohu duart Sommerit.

Portieri Sommer sërish është i jashtëzakonshëm, i cili priti gjuajtjen e fuqishme me kokë të Celso Borges dhe topi pastaj qëlloi shtyllën pingule.

Zvicra me fat, Daniel Colindres nga distanca gjuajti fuqishëm dhe topi ndalet në tërthorëse pikërisht në minutën e 10-të. Colindres (19′) nga rreth 20 metra dërgoi gjuajtje të fortë, por Sommer me mund të madh dëboi topin në korrne.

Në minutën e 31-të, mbrojtja e Kosta Rikës nuk reagoi si duhet, kurse Blerim Xhemaili nga afërsia 5-6 metra, me një goditje të fuqishme shkund portën e Kosta Rikës, 1:0. Në minutën e 52-të, në një pozitë të vështirë, Embolo në këndin e mbyllur, por me gjuajtje të fortë sfidoi portierin Navas.

Goli i parë i Kosta Rikës në këtë kampionat! Në minutën e 56-të, Campbell harkoi për mrekulli, ndërsa Waston Manley nuk ishte i mbuluar si duhet dhe me kokë godet fortë, topin e plason në këndin e djathtë të portierit Sommer, 1:1.

Në minutën e 60-të, Valon Behrami u largua nga loja dhe në vend të tij u fut Zakaria, sikurse edhe Shaqiri në atë të 81-tën kur u zëvendësua nga Lang. Në minutën e 78-të, zëvendësuesi Josip Drmiç shkëputet lart, goditi me kokë, por topi ndalet nga shtylla pingule e Kosta Rikës.

Në minutën e 88-të, Josip Drmiç nga rreth 13 metra kaloi në epërsi (2:1) Zvicrën. Në minutën e fundit, gjyqtari francez Turpin referon penallti për Kosta Rikën, por e anulon pas konsultimit me sistemin e varit sepse me parë ishte pozicion jashtë loje.

Në minutën e 90+3, penallti për Kosta Rikën. Bryan Ruiz gjuajti fuqishëm, topin qëllon tërthorësen dhe bie në kokën e portierit Sommer, kësisoj shënon autogol, 2:2.

Ndërkaq, Brazili e gjunjëzoi me rezultat 2:0 Serbinë. Në minutën e 36-të, një veprim shkollorë i brazilianëve kur Paulinho me mjeshtri e mposhti portierin Stojkoviqin, 0:1. Në minutën e 68-të, Thiago Silva vulosi fitoren 2:0 te Brazilit. Në të tetën e finales takohen: Rusia-Spanja, Uruguai-Portugalia, Franca-Argjentina, Kroacia-Danimarka, Suedia-Zvicra dhe Brazili-Meksika.

Zvicra-Kosta Rika 2:2
Stadiumi Nizhny Novgorod.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shënues: Xhemaili (31′), Drmiç (88′)- Waston Manley (56′), Sommer (autogol 90+3′).
Kartonat e verdhë: Lichtsteiner, Zakaria, Schar – Gambo, Campbell, ëaston.
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez, Behrami (Zakaria 60′), Xhaka, Shaqiri (Lang 81′), Xhemaili, Embolo dhe Gavranoviq (Drmiç 69′).
Kosta Rika: Navas, Gamboa (Smith 90+3′), Acosta, Gonzalez, Waston Manley, Oviedo, Colindres (ëallace 81′), Borges, Guzman Perez (Azofeifa 90+1′), Ruiz dhe Campbell.

Serbia-Brazili 0:2
Stadiumi “Otkrytiye Arena”, Moskë.
Gjyqtar: A. Faghani (Irani).
Shënues: Paulinho (36′), Silva (68′).
Kartonat e verdhë: Lajiq, Matiq, Mitroviq.
Serbia: Stojkoviq, Rukavina, Milenkoviq, Velkoviq, Kolarov, Matiq, Milinkoviq-Saviq, Tadiq,
Lajiq (Zhivkoviq 75′), Kostiq (Radonjiq 82′) dhe Mitroviq (Joviq 89′).
Brazili: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo (Filipe Luis 10′), Paulinho, Casemiro, Willian, Coutinho (Augosto 80′), Neymar dhe Gabriel Jesus.

Grupi E
Zvicra-Kosta Rika 2:2
Serbia-Brazili 0:2

Grupi ENFBHP
Brazil32107
Zvicer31205
Serbi31023
Kosta Rika30121

2
Shkruaj nje koment

avatar
2 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
2 Comment authors
JulEvion Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest
Notify of
Evion
Guest
Evion

urime zvicres

Jul
Guest
Jul

Brazili e kapi vendin e pare me ne fund se e nisi keq. Bravo bravo