Published On: Enj, Gus 3rd, 2017

Zjarri në Krastë, Elbasani mbulohet nga tymi. Demiraj: Situata e papranueshme, s`ka angazhim te…

Vijon të mbetet kritike situate në Krastë të Elbasanit ku zjarri vijon prej më shumë se 24 orësh, duke shkaktuar re të mëdha tymi në të gjithë qytetin. Për të inspektuar situatën ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ka konstatuar me shqetesim mungesen ne vendngjarje të përfaqësuesve nga qeveria vendore, bashkia, apo qytetarëve të zonave perreth.

Komenti i Dritan Demirajt

E papranueshme!
Jam në Krastë të Elbasanit dhe vetëm pak forca zjarrfikëse, të ushtrise, emergjencave civile janë angazhuar në shuarjen e flakëve.
Asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth.
Kjo situatë vihet nën kontroll të plotë vetëm nëse bashkëpunojmë të gjithë së bashku. Një falenderim shkon për z Premci dhe strukturat e tij. DD.