Published On: Enj, Gus 10th, 2017

Zjarret nuk kursejne as “Syrin e kalter”…

Gjatë kësaj periudhe zjarret janë përfshirë shumë nga territoret e vendit tonë, por gjatë ditës së sotme është rrezikuar një nga zonat më të bukura turistike.

Mësohet se zjarri ka përfshirë zonën e Syrit të Kaltër, e cila është nga më të frekuentuarat nga turistët sidomos në këtë periudhë të vitit. Në vendngjarje për të shuar zjarrin tashmë po punojnë helikopterët VIVA.

Sa i përket zonave të tjera mëngjesin e sotëm janë riaktivizuar flakët në fshatin Trovë të Ulzës, ndërkohë që kreu i emergjencave civile, Shemsi Prencci ka faëjsuar disa bashki në vend për shkak të mosreagimit të tyre në lidhje me situatën e zjarreve.