Published On: Mar, Gus 1st, 2017

Zjarr në malin e Dajtit, rrezikohet edhe një objekt i rëndësisë së veçantë…

Zjarri që ka përfshirë malin e Dajtit vijon të jetë aktiv, ndërsa në aksionin për shuarjen e tij janë angazhuar rreth 60 efektivë të Gardës së Republikës. Nga flakët rrezikohet edhe një objekt të rëndësisë së veçantë, në të cilin ruhen relike nga lufta e Dytë Botërore.
Emergjencat Civile bëjnë të ditur se për shuarjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa situate po ndiqet nga afër nga autoritetet e Ministrisë së Brendshme.
Prej disa ditësh në zona të ndryshme të vendit janë identifikuar vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar pyje dhe kullota. Në pjesën më të madhe, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimta, ndërsa policia po heton për zbulimin e rasteve.