Published On: Mër, Gus 23rd, 2017

Zidane nuk mendohet fare, nënshkruan kontratën e re me Real Madrid

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjnë të ditur se Zinedine Zidane ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin deri në vitin 2020.

Zgjedhja e Florentino Perez ka qenë perfeket dhe dëshironte të shtynte projektin me një marrëveshje të re.

Askush nuk e kishte vënë në dyshim që marrëveshja do të ripërtërihej, por ishte vetëm çështje kohe.
Trajneri kishte kërkuar kohën e duhur për rinovimin që skuadra të mos e ndjej këtë.

Zidane nuk ka diskutuar aspak termat financiare të kontratës së re. Në këto dy vite, francezi ka fituar me Los Blancos 7 trofe.