Zgjedhjet 2017/Basha ga Peshkopia: Asnjë votë për shushunjat. Pse u bë bishë Meta? -Albpress Daily News
Published On: Sht, Qer 10th, 2017

Zgjedhjet 2017/Basha ga Peshkopia: Asnjë votë për shushunjat. Pse u bë bishë Meta?

“Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor”. Keshtu u shpreh kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, nga qyteti i Peshkopise. Basha ka vijuar sulmin ndaj partive në janë në koalicionin qeverisës, ndersa u ka bërë thirrje dibraneve të mos japin asnjë votë për PS, LSI dhe PDIU.

Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë showmen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besoni Ilir Beqajt, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platform nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë  më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën. Edhe këta të PDIU që janë future me kokë në qypin e turishive, më mirë hidhini në Drin votat sesa tja jepni këtyre, më mirë në Drin të Zi sesa këtyre”, tha Basha.

Basha sulmoi edhe ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për situatën ku ndodhet ekonomia, ndërkohe qe sipas tij taksa 9% që do ta vendosë nësë PD vjen në pushtet është një taksë konkuruese në rajon. Taksa e sheshtë 9% është taksë konkuruese në Rajon. Se ne sot në Rajon nuk konkurojmë dot as me Malin e Zi, as me Kosovën, as me Bosnjën, as me Maqedoninë. Ne jemi dalja e zezë, me taksat me të larta me rrogat më të ulëta. Kjo është ekonomia e Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj. Po kështu është kur bën mësuesin e anglishtes ministër Finance, se nuk i bëhet vonë se kanë ekonomistë të zotë ata. Kundërshtar politik e kemi Shkëlqim Canin, jo se e kemi patriot, natyrisht formulat në kokë i ka të vjetra, po ekonominë e kupton. Po  e hoqi, solli këtë Arben Ahmetajn, jo se Arben Ahmetaj di më shumë Cani, por sepse Arbeni i duhej për garuzhden”.

Kreu i opozitës i premtoi dibranëve se nëse merr pushtetin brenda dy viteve rruga e Arbrit do të jetë realitet. “Ju jap fjalën se brenda janarit të ardhshëm kantieri i rrugës së Arbrit në të gjithë gjatësinë e tij do të jetë në funksion të plotë dhe brenda dy viteve tuneli dhe rruga e Abrërit do të jetë një realitet ku do të qarkullojnë makinat e dibranëve dhe gjithë shqiptarëve. 72 minuta nga Bllata në Sheshin Skënderbej”, u shpreh ne vijim Basha.