Published On: Pre, Qer 9th, 2017

Zgjedhjet 2017/Rama: Vota per te tjeret? Noli do rrotullohej në varr nga sikleti

Kryeministri Edi Rama u kerkoi zgjedhesve shqiptare te mos japin asnjë votë për partitë e tjera, të cilat, sipas tij, mbajnë peng shtetin. Rama tha keto parti ato ekzistojnë në qeveri për të bërë presion për poste drejtorësh dhe jo për të bërë reforma. “Të tjerët mos i llogarisni, votat për të tjerët është votë për t’u dhënë mundësi të fusin duart në xhepin dhe punët tuaja, për të future duart në punët e shtetit tonë”, tha Rama nga Kolonja.

Të tjerët janë të tërë në kërkim jo të timonit të qeverisjes, por të votave për të pasur një dorë në timon dhe për t’a lëvizur timonin sa herë që duan ta ndalojnë makinë për nevojat e tyre personale dhe ngadalësojnë për nevojat e tyre  partiake. Të tjerët mos i llogarisni, votat për të tjerët është votë për t’u dhënë mundësi të fusin duart në xhepin dhe punët tuaja, për të future duart në punët e shtetit tonë. Forca që nuk kanë lidhje me shtet ndërtimin dhe për 27 vjet kanë krijuar sistemin kanceroz të kapjes së administratës së shtetit nga brenda duke kërcënuar se po nuk morëm kaq drejtori, kaq zyra nuk e lenë qeverinë të bëhet, nuk lenë reformat të bëhen, nuk e lenë shtetin  të ndërtohet. 

Mendoni vetëm kaq, sikur ti kërkonit një mendim peshkopit të madh për kë të votoni në 25 qershor, ça do ju thoshte? Mendoheni, mendoheni! Por një gjë është e sigurtë Fan Noli dhe të tërë të tjerë do rrotullohen në varr nga sikleti për çdo votë që do e çoni te partitë që duan të mbajnë peng shtetin. Mendoni për një moment sikur të pyesnit motrat Qirjazi kë të votojmë? Elisën apo atë feudalin e Leskovikut? Dhe kjo nuk është për ju, as për ju se kjo është për familjet e demokratëve që thonë jam me PD. Po mirë mund të jesh me PD, por PD sot nuk e ka skuadrën në formë, ca do bësh? Është njësoj si të thuash unë jam me PD kështu që shteti le të mos bëhet meqë PD nuk e bën dot”.

Por, Rama kerkoi dhe voten e demokrateve, te cilet sipas tij PD t’a mbajnë në zemër, por votën t’ia japin Partisë Socialiste. “Por votën duhet t’a japësh me mendje, prandaj demokratëve i them PD mbaheni në mendje, mblidheni mendjen që PS është e vetmja forcë që bën punë edhe për ju. Se këto punët këtu nuk janë vetëm për socialistët, se kanalet vaditëse nuk shkojnë vetëm për socialistët, se librat e shkollës janë të të gjithë fëmijëve. Po të doja unë pushtet për vete Lulin e kishit në çadër tani me rroba banjo, duke parë në ëndërr ato fotografitë e mia, ju kujtohen ato fotografit dhe duke thënë paska pasur të drejtë i shkreti se kjo vapë nuk u përballoka edhe duke kërkuar ujë nga Lali Eri për të freskuar demonstruesit”, theksoi Rama.

Ne vijim, Rama foli edhe mbi marrëveshjen me PD, qe, sipas tij, ishte një marrëveshje për shtetin e të gjithë shqiptarëve. “Ishte një marrëveshje ku ne nuk menduam për pushtetin për vete, por për shtetin e të gjithë shqiptarëve që dhe ata që janë me PD këtu në Kolonjë te mos ndiheshin si qytetarë të doreës së 7 ku nuk kishin të drejtë as të votonin. Ama atyre i them i keni borxh PS, ju shpëtuam Lulin, nderin e PD tani duhet të votoni për ne të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe të gjitha lulet e tjera që kanë lulëzuar ka 27 vjet në moçalin që partitë kanë krijuar me votat tuaja. Moçal në hipoteka, moçal në patenta, moçal në licenca. Unë po ju them vetëm kaq më ndihmon i që të kemi timonin pa pasur të tjerë në preher, e duam timonin e qeverisjes dhe të reformave për të bërë shumë më tepër për ju dhe ju siguroj se po e patëm timon dhe po nuk patëm të tjerë që të na shantazhojnë që mos prek këtu mos prek atje, se ky është i imi, atë zyrë e kanë ata tanët unë po ju them në 4 vjet do bëjmë një administratë shtetërore që do jetë modeli i respektit për njerezit e zakonshëm të këtij vendi”.