Published On: Enj, Qer 1st, 2017

Rama në Pukë: Na ngaterroi Saliu, te ishim takuar me pare me Lulin

Kryeministri Edi Rama tha nga Puka se marrëveshja politike PD-PS u ka dhënë fund kontestimeve të zgjedhjeve.

Rama u dha gjithashtu pergjigje edhe deklaratave te kreut te opozites Lulzim Basha, i cili thote se Rama ka varferuar qytetaret duke u marre me palma dhe shetitore.  “Del Luli e thotë palma, bar, lulishte, ndricim, pllaka, ç’i duhen këto popullit, do bukë, po si mund të vijë buka pa këto? Vetëm deleve nuk i duhen, nuk duan shëtitore delet, parqe e lulishte, delet duan bar dhe stallë, me hongër dhe me flejt. Po ka ndryshim mes komunitetit dhe tufës së deleve, janë një tufë njerëzish të mbaruar që s’duan t’ja dinë se këtu lindin njerëz që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut”. “Do më kishin cuar në Amerikë të bëja magji për ngrohjen globale..por ne nuk jemi ketu per magji, jemi per te bere shtet, dhe kur flet Luli se tani dhe e njof, nuk është cun i keq, dhe kur thotë unë do bëhem kryeministri juaj, mua më kujtohet sahati i Tiranës. Ai zgjohet vetem kur ka kamera perpara, kur fiken kamerat duhet me e tund se ndryshe e ze gjumi. Na ngaterroi Saliu se te ishim takuar me para me Lulin nuk do kishte qene problem”, tha Rama.

Rama foli mbi fatin evropian të vendit pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ndërsa theksoi se pas kësaj date do t’I drejtohe bashkë me opozitën Brukselit. “Kur të mbarojnë zgjedhjet, marrëveshja është: Kush humbet përgëzon fituesin.Nuk fillon ato historitë, na i vodhën, jo droga këtu, hashashi atje, kokaina këtu, heroina atje. Pastaj qeveria dhe opozita, të dyja palët, së bashku me një zë në Bruksel për të hapur më në fund negociatat, të fusim Shqipërinë në BE. Njerëzit të shpëtojnë nga kjo politikë dhe sherr i madh. Parlamenti u bë vatra e ç’edukimit të fëmijëve të Shqipërisë. Nuk janë kanë fëmijët borxh babës, që i ka ngelur ora tek Saliu.Është bërë si fanti spathi. Ju vranë kupat, çupat. Se çfarë do bëjë atje në parlament me gjithë ato fëmijë rreth e rrotull nuk e di, por unë mezi e pres.Politikanë janë të gjithë dhe në 27 vjet ua kanë hedhur, do t’ua hidhni njëherë ju politikanëve”, tha Rama.

Por, kryeministri ka një merak për ish kryeministrin Sali Berisha në Parlamentin e ri, pas mbetjes jashtë listave të bashkëpunëtorëve te tij. Ndërkohë konsideroi marrëveshjen me Bashën ta konsideronte një sukses të tij dhe PS. “Ju kujtohet Saliu kur më thoshte në Parlament, nuk kalon reformë në drejtësi.Ti do përfundosh keq, kurrën e kurrës.I patë, luftuan luftuan dhe erdhën si kurrë ndonjëherë 140 krerë deputetësh, të gjithë kartonin jeshil, Saliu me ca të tjerë kokën poshtë.Nuk kam parë njeri të votojë pro dhe të vajtojë për jo. Pastaj filloi vettingu, kurrë, të iki Edi Rama, të fillojë revolucioni. Do vrasësh veten, më mirë ik para se të vrasësh veten! Do kesh fund tragjik! Unë jo nuk kam ikur, por jam aty ku isha, ndërkohë ata e votuan vettingun. U dhamë mundësi të fusin në qeveri sa sy të duan dhe sa veshë të duan. Deri me 25 qershor, me datë 26 ikin”.

Kryeministri, duke u ndalur tek përfshirja e administratës në fushatën zgjedhore, tha se ndalohet çdo përfshirje e punonjësve në të brenda orarit të punës, ndërsa jashtë orarit, janë të lirë të aktivizohen sa të duan.

“Fushata e parë në historinë e Shqipërisë që nuk del administrata në fushatë gjatë orarit të punës. Por një gjë po u them, mbaroi orarin i punës çdo shqiptar le të jetë çfarë të dojë drejtor,  mësues, infermier, doktor, ka të drejtë të dalë në fushatë dhe të mbështesë kë të dojë. E vetmja gjë që nuk duhet të bëjë është ti bëjë presion të tjerëve me bukën e gojës në punë që të shkojnë dhe të votojnë e histori të tilla. Fushatë bëjnë të gjithë nëse si qytetarë do dalin dhe aktivizohen. Nëse nuk duan, të rrinë në shtëpi dhe nuk ka të drejtë ti marrë njeri me zor”, tha Rama, ndërsame dy gishtat lart  ftoi qytetarët të votojnë nr 2 të PS.