Published On: Pre, Qer 9th, 2017

Zgjedhjet 2017, ja sa jane respektuar kuotat gjinore në listat e kandidatëve

Kuotat gjinore nuk janë respektuar siç ligji e kërkon në zgjedhjet e 25 Qershorit, por partitë gjithësesi krahasuar me zgjedhjet e shkuara I kanë rritur numrat femërore në lista.

Veçantia është se partia me numrin më të vogël të kandidatëve gra është Partia Demokratike, ka vetëm 40 zonja dhe zonjusha që aspirojnë të mbledhin votat e opozitës.

Partia e dytë me më pak gra dhe vajza në listat e kandidateve për deputete është Partia Socialiste e Edi Ramës. Dy të mëdhenjte që bënë marrëveshjen politike nuk janë treguar kaq zemërgjerë me zonjat në lista, sepse po të bësh një numërim të thjeshtë në dokumentet zyrtare rezulton se partitë e mëdha lihen pas nga partitë e tjera që kanë mbushur kuotat gjinore më mirë se ata që kanë drejtuar vendin deri më sot, sic është rasti i PS dhe PD.

Partitë me numrin më të madh të grave në lista janë PR e Mediut dhe FRD e Bamir Topit, me nga 69 secila. Pastaj vijnë Libra me 64, PDIU me 62, LSI me 61, PSD e Gjinushit me 56. Listat janë të mbyllura zyrtarisht në KQZ. E vetmja gjë që duhet realisht të prodhojnë është më shumë gra në Parlamentin e ardhshëm.