Published On: Pre, Qer 15th, 2018

Zelanda e Re vendos taksën për turistët

Turistët në Zelandën e Re do të përballen me një tjetër taksë. Duke nisur nga viti i ardhshëm, vizitorwt që i drejtohen kombit të gjelbër do të paguajnë 23 deri në 33 dollarë për të kaluar kufirin.

Vetëm për qytetaret e Australisë, banorët e ishujve të paqësorit dhe fëmijët nën dy vjeç, kalimi do të jetë falas.

Lëvizja reflekton debatin që ka shpërthyer brenda Zelandës së Re mbi presionet e shtuara ndaj mjedisit dhe infrastrukturës për shkak të bumit të turizmit. Në muajin prill u shënua një nivel rekord prej 3,8 milionë të ardhurish këtë vit në vendin që ka një popullsi prej 4,7 milionë banorësh.

Grupi më i madh i tyre, gati 39%, ishin australiane. Ministrja neozelandeze e mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë historike, Eugenie Sage, tha se shpreson që vizitoret ta mirëkuptojnë këtë vendim.

Është e ndershme, sipas saj, që turistët të japin një kontribut të vogël në mënyrë që të ruhen sa më mirë bukuritë natyrore që ata duan të shijojnë.

Paratë e mbledhura prej kësaj takse do të shkojnë një pjesë për infrastrukturën e turizmit dhe të tjerat për të financuar përpjekjet e mbrojtjes së mjedisit.

Ato do të mblidhen përmes një procesi të ri regjistrimi elektronik. Vetëm pak javë më parë, qeveria e Zelandës së Re njoftoi dyfishimin e tarifave për personat që pushojnë në kabinat e disa prej pikave me popullore te ngjitjeve në mal.