Published On: Mër, Maj 24th, 2017

Zbardhen tabulatet/ Emrat e deputetëve që nuk votuan paktin Rama-Basha

Ndryshimet në Kodin Penal për të dënuar me burgim shitblerjen e votës apo fotografimin e saj gjatë seancës së jashtëzakonshme të ditës së hënë, nuk janë votuar nga Kryeministri Edi Rama. Edhe pse i pranishëm në sallë, Edi Rama nuk e ka shtypur butonin për të dhënë pëlqimin për ndryshimet në Kodin Penal.

“Panorama” ka zbardhur procesverbalet e votimit të tre ligjeve që kaluan seancën e ditës së hënën pa debat, por si pjesë e paktit mes PS-së dhe PD-së. Ashpërsimi i Kodit Penal për shitblerjen e votës mori në total 123 vota pro dhe asnjë kundër.

Në sistemin elektronik të votimit figuronin të pranishëm në sallë 137 deputetë, nga të cilët 8 prej tyre ishin të pranishëm por nuk votuan ndryshimet në Kodin Penal, kurse 7 të tjerët kishin lënë vetëm kartat e votimit në sistem, por nuk ishin fizikisht në sallë.

tab

Veç Edi Ramës për Kodin Penal nuk ka votuar deputeti i PS-së, Dashamir Peza, dhe dy deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo. Kurse nga opozita nuk ka votuar Kozma Dashi i PD-së, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Në të gjitha votimet në sallën e Kuvendit ka munguar Erion Braçe, Arta Dade, Parid Cara, Mira Shehu, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj dhe Gjovalin Kadeli. Në votim nuk morën pjesë as Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda e PDIU-së, kurse nga radhët e PD-së mungonte vetëm Eduard Selami.

Partitë dhe media

Ndërkohë, dy ligjet e tjera që detyrojnë mediat që të transmetojnë pa pagesë spotet e fushatës së partive politike janë votuar nga Kryeministri Edi Rama, por kanë pasur rrjedhje votash nga PD-ja.

Projektligji për mediat audiovizive nuk është votuar nga 7 deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Genc Pollo, Gert Bogdani, Dhurata Çupi, Bedri Mihaj dhe Kozma Dashi.

As nga dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi; deputetët e LSI-së, Spartak Braho dhe Vangjel Tavo, si dhe tre deputetët e PS-së, Eduard Bejko, Xhemal Qefalia dhe Dashamir Peza.

Kurse ligji tjetër për partitë politike nuk është votuar nga 5 deputetë të PD-së, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Bedri Hoxha, Keltis Kruja dhe Kozma Dashi. Edhe pse të pranishëm në sallë për këtë ligj, nuk votuan Blushi, Hafizi, Braho, Tavo dhe Aqif Rakipi i PDIU-së.

PROCESVERBALET E VOTIMIT

PROJEKTLIGJI “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Prezenca: 137 deputetë

Votuan pro: 123 deputetë

Karta prezent që nuk votuan

 Edi Rama -PS

 Dashamir Peza -PS

 Spartak Braho -LSI

 Vangjel Tavo -LSI

 Kozma Dashi -PD

 Nard Ndoka -Pa grup

 Vangjel Dule – Pa grup

Nuk fare ishin në salle

 Erion Brace -PS

 Monika Kryemadhi -LSI

 Kejdi Mehmetaj -LSI

 Shpëtim Idrizi -PDIU

 Mesila Doda – PDIU

 Eduard Selami -PD

 Mira Shehu -PS

 Arta Dade -PS

 Parid Cara -PS

 Gjovalin Kadeli -LSI

PROJEKTLIGJI “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE”

Votuan pro: 115 deputetë

Karta prezente që nuk kanë votuar

 Jozefina Topalli -PD

 Albana Vokshi -PD

 Gec Pollo -PD

 Gerti Bogdani -PD

 Dhurata Çupi -PD

 Bedri Mihaj -PD

 Kozma Dashi -PD

 Ben Blushi -LIBRA

 Mimoza Hafizi -LIBRA

 Vangjel Dule -Pa grup

 Spartak Braho -LSI

 Vangjel Tavo -LSI

 Eduard Bejko -PS

 Xhemal Qefalia -PS

 Dashamir Peza -PS

Nuk ishin fare në sallë

 Erion Brace -PS

 Monika Kryemadhi -LSI

 Shpëtim Idrizi -PDIU

 Mesila Doda -PDIU

 Eduard Selami -PD

 Mira Shehu -PS

 Arta Dade -PS

 Parid Cara -PS

 Gjovalin Kadeli -LSI

 Kejdi Mehmetaj -LSI

LIGJI “PËR PARTITË POLITIKE

Votuan pro: 118 deputetë

 Karta prezente që nuk kanë votuar

 Ben Blushi -LIBRA

 Mimoza Hafizi -LIBRA

 Ylli Petraj -PS

 Dashamir Peza -PS

 Aqif Rakipi -PDIU

 Spartak Braho -LSI

 Vangjel Tavo -LSI

 Jozefina Toaplli -PD

 Majlinda Bregu -PD

 Bedri Hoxha -PD

 Keltis Kruja -PD

 Kozma Dashi -PD

Nuk fare ishin në salle

 Erion Braçe -PS

 Monika Kryemadhi -LSI

 Shpëtim Idrizi -PDIU

 Mesila Doda -PDIU

 Eduard Selami -PD

 Mira Shehu -PS

 Arta Dade – PS

 Parid Cara -PS

 Gjovalin Kadeli -LSI

 Kejdi Mehmetaj -LSI