Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Zaev: Nga sot do të kemi Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot është një ditë më e mirë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë.

Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kemi identitetin, gjuhën, shtetësinë dhe kulturën tonë.

Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Kështu u shpreh Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, duke bërë të ditur vendimin.