Xhafaj reagon pas protestës së opozitës: Respekt për policinë -Albpress Daily News
Published On: Sht, Maj 26th, 2018

Xhafaj reagon pas protestës së opozitës: Respekt për policinë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës. Xhafaj ka falënderuar policinë për mbarëvajtjen e protestës.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj në rrjetin social.

Ministri i Brendshëm ende nuk ka reaguar lidhur me dhunën gjatë protestës, ku u gjakos edhe kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi. i