Xhafaj: Më vjen keq kur policia quhet si forca e krimit… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Xhafaj: Më vjen keq kur policia quhet si forca e krimit…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u shpreh sot se ndjehej i keqardhur kur Policia e Shtetit quhet forca e krimit apo narkopolicia.

Sipas Xhafajt, këto akuza i shërbejnë krimit, ndërsa apeloi që të gjithë të jemi bashkë në luftën kundër krimit.

Në këtë mënyrë Xhafaj i është përgjigjur akuzave të herëpashershme të opozitës, por anashkaloi rastet e përfshirjes së drejtuesve të lartë të policisë së shtetit në trafikun e drogës.

Ashtu si edhe paraardhësi i tij në këtë detyrë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet nën hetim nga Krimet e Rënda, për përfshirjen në trafikun e drogës, Xhafaj shfrytëzoi të dhënat e një raporti për të treguar se rreth 66 % e të anketuarve kanë besim te policia dhe vlerësojnë punën e saj.

Xhafaj tha se është hartuar një Plan me objektivat deri në qershor 2019, me qëllim përmbushjen e objektivave për integrimin.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of