Vuri bast rrogën për Belgjikën, vret veten 44-vjeçari -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Vuri bast rrogën për Belgjikën, vret veten 44-vjeçari

Një 44 vjeçar baba i dy fëmijëve të vegjël në kushte depresive i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cerrik. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë ku në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.

Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. 44 vjeçari tifoz me Belgjikën në këtë kampionat botëror në ndeshjen me Francën kishte hedhur në lloto rrogën e tij rreth 200 mijë lekë, shkruan Panorama.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 11.07.2018, në ambientet e ish-uzinës së naftës, është gjetur i vdekur, shtetasi A.T., vjeç 44, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt. Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of