Published On: Mar, Gus 1st, 2017

Vrasja e 22 vjecarit, krimi qe ndodhi per nje karikues celulari…

Një karikues telefoni bëhet shkak për vrasjen e një 22 vjeçari në Tiranë.
Marvin Mihali, ky që shihni në këtë foto u vra me thikë mbrëmjen e së hënës pas një konflikti që pati me disa persona për një telefon që i kishte shitur 19 vjeçarit Dejvid Bitrajt.

Të rinjtë debatojnë ashpër me njëri-tjetrin pasi Marvin Mihali i ka shitur një telefon Dejvid Bitrajt, por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debatit viktima Marvin Mihali shkon të marrë karikuesin e telefonit, por në këto momente bërtet dhe shan Dejvit Bitrajn. Kur mbërrin në vendin e takimit, 22 vjeçari Marvin Mihali konfliktohet sërish me Dejvit Bitrajn.

Konflikti i tyre ishte tepër i ashpër dhe 19 vjeçarit i vijnë në ndihmë kushërinjtë e tij më të mëdhenj. E më i madhi mes kushërinjve, Eugen Bitraj, 24 vjeç nxjerr thikën dhe e qëllon disa herë Mihalin duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërsa 3 autorët largohen nga vendngjarja, thikën e hedhin në lumin Lana. Pak orë pas ngjarjes policia arreston autorin e krimit Eugen Bitraj dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Dejvi Bitraj, 19 vjeç, Kridens Alla, 19 vjeç, Marsel Alla, 23 vjeç./Abcnews