Vlahutin e Lu pritje me rastin e largimit nga Shqipëria, opozita refuzon pjesëmarrjen… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Vlahutin e Lu pritje me rastin e largimit nga Shqipëria, opozita refuzon pjesëmarrjen…

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, dhe ai amerikan Donald Lu, kanë menduar për një pritje të përbashkët me rastin e përfundimit të misionit të tyre diplomatik në Tiranë.

Ceremonia mësohet se është organizuar në rezidencën e Ambasadores së BE-së, në periferi të Tiranës, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë deputetë dhe politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias dhe figura të njohura të vendit.

Por mësohet se në këtë pritje kanë munguar deputetë të opozitës, kjo për faktin se në Kuvend vijon debate lidhur me pr/ligjin për Teatrin. Duket se ligjvënësit e opozitës kanë zgjedhur t´i shkojnë deri në fund debatit, duke mos shkuar në pritjen e organizuar në mbrëmjen e sotme.

Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu, i cili do të jetë ambassador në Kazakistan.

Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri, Luigi Sorecan.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of