Published On: Mër, Shk 14th, 2018

Vijon procesi i përditësimit të të dhënave në OSHEE, hapen edhe në 28 pika të tjera

Share This
Tags

Procesi i përditësimit të të dhënave vijon normalisht, tashme edhe në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit ne 28 pika të shpërndara në qytetet Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Tiranë, Elbasan, Fushe Krujë, Fier, Patos, Lushnje, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë.

Harta e ofrimit të shërbimit do të zgjerohet me të tjera qytete, në mënyrë që “procesi i saktesimit të të dhënave” për abonentët e OSHEE të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe të mbyllet brenda afatit.

Kujtojmë, kush nuk përditeson të dhenat, i pritet energjia elektrike, bazuar mbi të drejtën kontraktuale mes palëve, miratuar nga ERE.