VIDEO+FOTO/ Tmerr në Boston, shpërthimi i gazit shkakton viktima dhe të plagosur -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 14th, 2018

VIDEO+FOTO/ Tmerr në Boston, shpërthimi i gazit shkakton viktima dhe të plagosur

Një 18-vjeçar humbi jetën dhe 12 të tjerë u plagosën, pas shpërthimeve dhe zjarreve në një linjë gazi në periferi të Bostonit.

Mijëra njerëz u evakuan pasi u krijuan rreth 70 vatra zjarri në Lawrence, Andover dhe North Andover.

Shefi i zjarrit Andover Michael Mansfield tha se ‘dukej si Armageddon’, me shtëpitë e shkatërruara dhe aq shumë tym që ‘nuk mund ta shihje qiellin’.

Autoritetet thanë se Leonel Rondon, 18 vjeç, vdiq pasi një oxhak i ra mbi makinën e tij. Ai u dergua në një spital të Bostonit, por u deklarua i vdekur atje në mbrëmje.

Zjarrfikësit kanë punuar për të shuar flakët.

Dhjetë vetë janë lënduar, përfshirë një zjarrfikës në Andover. Zyrtarët e qytetit thanë se dy civilë në Andover u plagosën gjithashtu.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of