VIDEO+FOTO/ Të rinjtë protestojnë para zyrës së Xhafajt: Vëllai i trafikantit duhet të largohet -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 6th, 2018

VIDEO+FOTO/ Të rinjtë protestojnë para zyrës së Xhafajt: Vëllai i trafikantit duhet të largohet

Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë zhvilluar protestën e rradhës përpara Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama.

Qëndrimi ende në detyrë i Xhafajt, për FRPD-në, është një akt i paprecedentë.

“Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të selisë blu.

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se protesta e tyre do të vijojë. “Do të jemi këtu edhe javës tjetër”, u shpreh ai.

Pas Këllëçit, fjalën e mori deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e cila u shpreh se protestat do vijojnë çdo ditë deri në rrëzimin e qeverisë Rama.