Published On: Hën, Qer 11th, 2018

VIDEO+FOTO/ Surpriza e FRPD për Ramën: Një biletë avioni për…

Një banderolë në formën e një bilete avioni në emër të Kryeministrit Edi Rama me destinacion Kolumbinë, ishte risia e protestës së sotme të tërinjve të FRPD.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa më parë kishin kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon intensivisht protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Qëndrimi i tij ende në detyrë është nje akt i paprecedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të FRPD-së.