Published On: Enj, Kor 12th, 2018

VIDEO+FOTO/ Presidenti i KE, Juncker, i dehur, nuk e mbajnë këmbët…

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në samitin e NATO-s që u mbajt prej dy ditësh në Bruksel.

Pamjet e tij të cilat sugjerojnë se zyrtari i lartë i BE është i dehur janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale prej pak orësh.

Juncker është parë të mos i mbanin këmbët teksa ecte, është penguar disa herë, ka humbur ekuilibrin dhe ka qenë mjaft i afërt dhe i dashur me shumë nga udhëheqësit botërorë pjesmarrës në samit.

Disa imazhe sipas mediave të huaja, e tregojnë Juncker duke ironizuar Presidentin e SHBA Donald Trump teksa u ul në karrigen e tij dhe pozonte për kamerat. 63 vjeçari ka pohuar më herët se vuan nga një sëmundje që mund të ndikojë në lëvizjen e tij, por e vërteta e kësaj situate në samitin e Brukselit, nuk dihet.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of