Published On: Enj, Qer 14th, 2018

VIDEO/ Veliaj-artistëve: Na ka ardhur zogu në dorë.  Ja debatet me Kryebashkiakun…

Erjon Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës, ka nisur një debat me artistët dhe aktorët, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, lidhur me Teatrin Kombëtar.

Fillimisht Veliaj është shprehur se  vlera e ndërtimit të një teatri nga vetë qeveria ka një kosto prej 30 milionë euro, ndërkohë që investimet e Bashkisë për një vit në infrastrukturë janë 20 milionë euro.

Por për aktorin Robert Ndrenika, kjo shifër është e fryrë, pasi ndërtimi i një teatri të ri nuk shkon më shumë se 10 apo 15 milionë euro. “Të kanë gënjyer për shifrën, pasi është shumë e fryrë. ¾ e tetarit janë skena dhe jo ambientet ndihmëse sikundër na paraqitet në projektin tuaj”, i tha Ndrenika, Veliajt.

Debatet

Veliaj: Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. A janë shumë apo janë pak? Të gjitha investimet që ju shikoni në Tiranë në një vit janë në nivelin e 20 milionë eurove. Çdo gjë që ndodh në Tiranë, të gjitha investimet, kopshte, çerdhe, pemë, kanalizime, bujqësia, emergjenca civile, të gjitha kushtojnë kaq. nga viti 2005-2013 janë harxhuar 1.8 miliardë lekë ose 18 milionë USD për kulturën. Nga qeveria e re në 5 vite 15 milionë USD.

Dua tu bëj një ofertë shumë të sinqertë. Nëse jeni dakord që të caktoni një përfaqësi bashkë me mua të mblidhemi dhe të negociojmë. Nuk na pëlqen, e lëmë. Ne na duhet një gjë e re. Se si, hajt ta flasim. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri.  Në na ka ardhur zogu në dorë, siç thonë tironsit. Të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin. Nëse funksionon amin, nëse nuk funksionon hajde të vrasim mendjen.

Alert Çeloaliaj: Në ftesën që na ka ardhur thuhet se teatri i ri do të ndërtohet. Pra është vendosur dhe nuk e di për çfarë kemi ardhur sot. Sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë m2, por këtu thuhet 1200 m2. Në gjithë ftesën flitet në kohën e kryer, pra nuk ka më vend për diskutim. Të gjitha këto e bëjnë të kryer diskutimin. Ne jemi kundër prishjes arbitrare të teatrit kombëtar dhe atij eksperimental. Pyetja jonë është: a janë ezauruar të gjitha mënyrat për gjetjen e fondeve?

Neritan Liçaj: Pse të mos bëjmë njëherë ligjin pastaj flasim për teatrin e ri? Ta shtyjmë edhe pak sa të bëhet një ligj i mirë për artin dhe kulturën dhe pastaj të flasim.

Mirela Jorgo (avokate): Ju bëtë gjysmë ore propagandë.

Veliaj: Ne kemi sot dëgjesë me aktorët. i kam dhënë fjalën Ndrenikës.

Jorgo: Ne jemi përfaqësues të shoqërisë civile që mbështesim aktorët. Dakord të flasin aktorët pastaj ne.

Ndrenika: Falemdnerit juve, falemnderit Presidentit të Republikës që bëri një thirrje dje për marrëveshje, për të dëgjuar njeri tjetrin. Kam vuajtur shumë gjatë kësja kohe, kam parë projektin, kam dëgjuar komunitetin, por kam vuajtur për partnerin publik-privat.

Sepse e dhashë shtëpinë tek një partneritet publik-privat dhe kam ndenjur tre vjet gjyqeve. Kam vajtur dhe tejk ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi që nuk ma vari vare…Pra kam vuajtur shumë. Mendoj se nuk ka ndonjë gjë të keqe.Siç ëhstë ai pazari i vjetër, që e ruan atë ….pra, është i dikurshmi po i rregulluar, nuk i vjen më era. Zamira mund të na thotë që është bërë edhe ai pazari i ri i Korçës që më thanë është bërë i shkëlqyer.

Pra, edhe ky uni, që është monument kulture me atë oborrin, pishat…mund të riparohet dhe të dalë i shkëlqyer. Dhe kam bindjen z. Eron se të kanë gënjyer me ato 30 milionë eurot se maksimumi mund të duhen 10 milionë euro. Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.

Budina: Kur ju më thoni nuk i gjeni dot lekë për kulturën shqiptarë, unë nuk di çtë them. Të gjithë ne jemi fajtorë për këtë gjendje, edhe ne që sjemi të zotë të organizohemi. Ju na futët në një moment që e bëtë fakt të kryer gjithçka. Ju na e bëtë fakt të kryer ligjin dhe na thoni hajde të diskutojmë. Duhet të bjerë ky ligj dhe pastaj të diskutojmë. PS në 2013 pati një nga pikat e saj restaurimin e teatrit dhe nuk e bëri asnjëherë. Ne kemi dashur të diskutojmë me ju por se kemi pasur këtë mundësi. Unë mendoj se ju nuk jeni i sinqertë në propozimin që bëni, se me atë ligj që keni bërë, shkelen 17 ligje. Unë jam i tronditur nga kjo.

Veliaj: Jemi të gatshëm edhe me ekspertët, qofshin juristë apo të arkitekturës të bëjmë dëgjesat. Për ligjin, ky nuk është ligj i kontratës. Ky është një ligj që cakton vetëm një autoritet për negociatat.

Arben Derhemi: Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm. Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jeruzalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

Luftar Paja: Jam për teatër të ri me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar, por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaci dhe tullat, ka kush përgjigjet për llacin dhe tullat, për betonin e të tjerë, ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin artistik, llacin artistik, se ja e bëmë dhe teatrin me përmasat moderne, por a kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje në teatër, nuk e kam fjalën ti kryejë teatri këto detyra, është cik e thellë mendoj unë fillon që nga Artet, kush jep mësim dhe cfarë bëjnë, dhe për të ardhur pastaj këtu tek llaci e tullat. Më vjen shumë keq që lokalizohet, jo Tirana, Shkodra, Korca, TK e ka Teatri Kombëtar dhe në të nuk duhet të vijnë ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë në TK, mos të lokalizohet, teatri është edhe i fierakëve, vlonjatëve. Duke mos ofenduar njëri-tjetri, por duke respektuar njëri tjetrin, se rrisin edhe cilësinë artistike, secili të shikojë punën e tij dhe të mos merremi me metrot, jo kaq por aq, nuk ka nevojë për avokatë se jam vetë avokat unë, në punën time.

Avokatja: Trualli ëhstë kryesori, jam vajza e mikut tënd. Trualli po gllabërohet.

Paja: Bëj të fala mikut tim, unë nuk merrem me metrot e gllabëruara, ata ti gllabërojë dhe drejtësia, qëllimi im kryesor është të ketë teatër si i takon dhe cilësinë artistëve.

Reshat Arbana: Jemi kundër cenimit arbitrar të godinës! Teatri duhet të mbetet aty. Unë nuk e di se sa mund te shkojë aty si vlerë. Ti lemë këtë njerez të ushqejne me emocione popullin. Nese do të vazhdoni të flisni, mendojeni me hollë këtë punë. Me 200 vetë nuk do arrini kurrë në diçka. Restaurimi është i vështire pasi gjatë një shfaqjeje që dhamë në teater nuk rrihej nga të ftohtit si në skene si në sallë. Kullat do të duken sikur do të na bien mbi kokë.