Published On: Mar, Qer 12th, 2018

VIDEO/ Trump-Kim Jong-un nënshkruajnë marrëveshjen: Marrëdhënia jonë do të ndryshojë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë nënshkruar mes tyre disa marrëveshje.

Duke folur në këtë konferencë të shkurtër për mediat, presidenti i SHBA-së Trump është shprehur se nga sot do të ndryshojnë marrëdhëniet me Korenë e Veriut.

“Dua të them se që tani e tutje marrëdhëniet tona me Korenë e Veriut do të ndryshojnë”, tha Trump.
Marrëveshjet kanë të bëjnë ndër të tjera për deneuklarizimin e Koresë së Veriut.

Ky është takimi i parë mes një presidenti të SHBA-së dhe atij të Koresë së Veriut.