Published On: Hën, Maj 14th, 2018

VIDEO/ Tentoi të grabiste fëmijët, nëna vret grabitësin…

Një nënë e guximshme vrau një grabitës të armatosur jashtë portës së shkollës së fëmijëve të saj, pasi nxori një pistoletë duke e drejtuar mbi prindërit e tmerruar dhe fëmijët e tyre.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Brazil kapën momentin kur Katia da Silva Sastre qëlloi me armë mbi grabitësin që kanosi fëmijët dhe prindërit.

Pamje dramatike tregojnë si oficerja e policisë, në ato momente jashtë detyrës, e qëllon të dyshuarin tri herë pasi ai arriti të marrë portofolin dhe telefonin e një burri.

I dyshuari, i quajtur Elivelton Neves Moreira, u godit në gjoks dhe në këmbë dhe vdiq nga plagët e tij pasi u dërgua në spital.