VIDEO/ Të rinjtë protestojnë poshtë zyrës së Xhafajt, ja surpriza e rradhës -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 13th, 2018

VIDEO/ Të rinjtë protestojnë poshtë zyrës së Xhafajt, ja surpriza e rradhës

Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së, vijuan edhe pasditen e sotme protestën e tyre përpara Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuan largimin e Fatmir Xhafajt.

Me fotografitë e Ramës, Xhafës, Agronit, të rinjtë kanë improvizuar dialogjet e Ramës me qytetarët, duke denoncuar të gjitha skandalet që ndodhin në vendin tonë.

I pranishëm në këtë protestë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, tha se protestat rinore dhe opozitare do të vijojnë deri në rënien e kësaj qeverie kriminale.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon për të tetën ditë rradhazi protestën përpara Ministrisë së Brendshme. Kërkesa e të rinjve është largimi i Fatmir Xhafës.

Rama, Tahiri, Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian. Numri dy i Kancelares Merkel në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul renditi 7 kushte për negociatat, mes të cilave luftën ndaj trafikut të drogës, kapjen e peshqve të mëdhenj si Tahiri, largimin e Xhafajt.