Published On: Die, Maj 20th, 2018

VIDEO/ Sulmohet fizikisht kryebashkiaku, ja çfarë ka ndodhur…

Kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris, është sulmuar fizikisht gjatë një ceremonie në përkujtim të masakrës ndaj grekërve të Pontit të kryer nga Turqia në fillim të shekullit të 20-të.

Ai është goditur fizikisht edhe kur është rrëzuar në tokë, shkruajnë mediat greke.

75 vjeçari Boutaris është sulmuar fillimisht me fyerje dhe fishkëllima në momentin që i është ofruar monumentit që përkujton ngjarjen.

Sulmi ndaj kryebashkiakut është dënuar nga të gjitha partitë greke.