Published On: Sht, Kor 7th, 2018

VIDEO/ Skafi me drogë, zbulohen të tjera detajet: Skafistët ishin maskuar si…

Rreth 1 ton drogë u bllokua nga policia italiane në brigjet e Salentos. Vlera e drogës arrin në 10 milionë euro, ndërsa bashkë me sasinë e lëndës narkotike u arrestuan edhe 3 skafistët.

Skafi me drogë ishte nisur 3 ditë më parë nga brigjet shqiptare pranë Vlorës, ndërsa ai u bllokua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Themix 2018”, të Frontex dhe Policisë shqiptare.

Burime nga Policia e Vlorës pohojnë se droga është nisur nga Qeparoja rreth 3 ditë më parë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se skafistët ishin maskuar si turistë dhe po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë jahte luksoze dhe anije.

Dyshimet mbi skafin kanë lindur pasi ai notonte shumë poshtë nga një gjendje normale, për shkak të peshës së madhe të drogës që kishte në një pjesë të fshehur të tij.

Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç.

Dy skafistët shqiptarë janë identifikuar si A. M., dhe E. A., të dy nga Vlora, dhe M. G., italiani, i lindur në La Spezia.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of