Published On: Mër, Kor 11th, 2018

VIDEO/ Rama shfaqet me atlete, ja komenti i plotë ironizues i BBC-së

BBC ka postuar një video ironike për Kryeministrin Edi Rama, i cili edhe në Samitin e Londrës, u shfaq me atletet e bardha, me të cilat ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha samitet e nivelit të lartë të organizuar lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Në foton familjare, e cila realizohet në përfundim të çdo takimi, Rama bie në sy nga hologët e tij europianë, pikërisht për shkak të këpucëve që vesh.

“Këpucët sportive në radhën e parë nuk janë kaq tradicionale. Ato i përkasin kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama… i cili dukej se po e shijonte momentin”, thuhet ndër të tjera në komentin që shoqëron videon e postuar nga BBC.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of