VIDEO/ Rama miting në Dibër për rrugën e Arbrit: Kapitulli i parë i një mandati… -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 17th, 2018

VIDEO/ Rama miting në Dibër për rrugën e Arbrit: Kapitulli i parë i një mandati…

Kryeministri Edi Rama po vijon takimet në Dibër, ndërsa e konsideron nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit si një premtim të mbajtur.

“Dibra që duam sot hap një faqe të re që do ta shkruajmë së bashku, me një vepër të madhe publike, një rrugë moderne me standarde europiane e vepra arti, e cila do ta bëjë Dibrën pjesë të metropolit shqiptar të së nesërmes dhe tê sjellë punësim e zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, pas shumë dekadash izolim.

Rruga e Arbrit, kapitulli parë i një mandati që me shumë kapituj të tillë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në rrjet, duke postuar edhe një video mbi mitingun e zhvilluar.