VIDEO/ Rama ka një thirrje për shqiptarët: Denonconi drejtuesit e institucioneve që... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Tet 10th, 2018

VIDEO/ Rama ka një thirrje për shqiptarët: Denonconi drejtuesit e institucioneve që…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë drejtuesit e institucioneve shtetërore të cilët abuzojnë me detyrën.

Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, një zonjë e cila tha se ishte mësuese, tregoi se si denoncoi te “portali i bashkëqeverisjes” drejtorin e shkollës i cili bënte korrupsion duke akuzuar detyrën, e më pas ai u shkarkua. Jam shumë e lumtur që u mor masa, tha mësuesja.

Pas saj, fjalën e mori kreu i qeverisë, i cili apeloi që edhe mësuesit e tjerë të ndiqnin hapat e zonjës.

“Nëse dikush do bënte atë që ka bërë mësuesja do të shpëtonim nga një drejtues i padenjë që s’është i vetmi. Kemi drejtues shkollash që janë të padenje dhe mund ti identifikojmë së bashku.

Është shumë e vështirë që ata ti zbulojë një grup kontrolli”, tha Rama, duke shtuar se denoncimet duhet të bëhen te “shqipëriaqëduam.al” dhe jo te Facebook-u i tij, apo ndonjë adresë tjetër.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of