Published On: Enj, Maj 31st, 2018

VIDEO/ Rama ka mbetur vetëm, nuk ka kush ta mbrojë…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në Kuvend kur maxhoranca kishte ikur, por mesazhet ua drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste.

Kryemadhi tha se Rama po shkatërron Shqipërinë, pasi sipas saj ai po mbjell kokainë dhe jo bukë për popullin.
Kryemadhi u tha deputetëve socialistë, se Rama është vetëm dhe të gjitha duhet të largohen nga ai, se ai po qelb Shqipërinë.

“Rama ka më lirë që të mbjell kokainë se sa bukë për shqiptarët, Rama po u jep kokainë dhe jo bukë Shqiptarëve. Ai nuk ka nevojë për mirëqenien e Evropës, pasi në familjen e tij e ka mirëqenien.

Kemi detyrimin moral ndaj qytetarë, për tu kthyer Shqipërinë dhe ta largojmë nga krimi i organizuar.

Duhet ti themi se është vetëm, dhe nuk janë shqiptarët si kukullat që ka në Kuvend. Shqiptarët janë ata burra dhe gra, por Edi Rama i do shqiptarët të varfër.

Rama është drejt fundit, nuk ka njeri që ta mbrojë dhe nuk ka njëri që ta ndihmojë, nuk ka më media. Ai nuk blenë dot më shqiptarët, pasi nuk u blenë dot shpirtin.

Llumi dhe era e keqe që ka uzurpuar Edi Ramën, nuk ka pse të përcillet tek shqiptarët.

U bëj thirrje socialistëve të largohen prej tij, pasi ai nuk është socialit por një sekt kriminal dhe ka uzurpuar partinë 11 vjet më parë.

Të gjithë të sensibilizojnë Edi Ramën dhe të mos lejojnë që ta shkatërrojë më tej, pasi historia në 80 vite është e destinuar që të mbyllet këtë vit”, tha Kryemadhi.