VIDEO/ Rama: Ja pse Mali i Zi ka shumë më tepër zhvillim se ne në fushën e turizmit -Albpress Daily News
Published On: Hën, Qer 11th, 2018

VIDEO/ Rama: Ja pse Mali i Zi ka shumë më tepër zhvillim se ne në fushën e turizmit

Turizmi rrit ekonominë dhe punësimin e qëndrueshëm. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit në Shqipëri u lejua një kaos në fushën e turizmit me ndërtime që më shumë shkatërruan turizmin sesa e ndërtuan atë.

Në krah të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Rama tha se tashmë ka një ndërhyrje në një pjesë të zonës së plazhit përsa i takon infrastrukturës, por ajo që ka ndodhur me turizmin në këto vite ishte një shkatërrim.

“Jemi më keq se Mali i Zi, pasi atje ato që u bënë u bënë sicc duhet, jo si në Shqipëri, që u lejua një shkatërrim dhe kaos i vijës bregdetare”, tha Rama.