Published On: Enj, Kor 12th, 2018

VIDEO/ Qytetarët marshojnë në bulevard kundër shembjes së Teatrit, ja mesazhi i Bashës

Qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes për një marshim në bulevardin Dvshmorët e Kombit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artisë e qytetarë u bashkuan në sheshin para Teatrit Kombëtar, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë dhe Presidencës.

“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve, Eja mblidhuni këtu këtu, bashkë me ne…“, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve.

Me nisjen e protestës ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili në një shënim në rrjetet sociale shkruan:

“Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive te Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nepërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes se kullave”.

Aktori Neritan Liçaj, duke ju drejtuar kryeministri Rama, ka thënë se nuk do ta lejojë që të shkatërrojë artin dhe kulturën në Shqipëri.

‘Jo me artin, jo me kulturën, jo me vlerat kulturore në vendit tënd. Nuk ta lejojmë’, tha Liçaj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of