Published On: Pre, Maj 18th, 2018

Video-përgjimi/ Prokuroria heton Dëshmitarin X, ja akuza që i ngrihet…

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut, i cili një ditë më parë u shfaq publikisht në media, duke zbuluar se ishte “Dëshmitari X” në video-përgjimin ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Hetimet kanë nisur referuar padisë së Agron Xhafaj, i cili pretendon se në audiopërgjimin e publikuar nga PD, nuk është zëri i tij. Veliu gjatë marrjes në pyetje në prokurorinë e Tiranës ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video. Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” po merret në pyetje nga prokurori Genci Qana.