Published On: Hën, Maj 14th, 2018

VIDEO/ PD publikon provat: Vëllai i Fatmir Xhafajt vijon trafikun e drogës, ja përgjimet…

Shpërndaj
Tags

Partia Demokratike paraqiti të tjera prova dhe fakte, që sipas saj provojnë se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, vazhdon aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Në një konferencë për mediat, PD deklaroi se Agron Xhafaj drejton dhe koordinon një grup kriminal në Vlorë.
“Ai kryen aktivitetin e trafikut të drogës edhe gjatë kohës që vëllai i tij është ministër i Brendshëm”, tha Ervin Salianji në një deklaratë për mediat.

PD pretendon se përmes bisedës Agron Xhafaj ka folur për trafikun e drogës që ai vetë drejton në Vlorë. Sipas opozitës vëllai i Ministrit të Brendshëm vijon ende që të merret me trafikun e drogës. Në bisedën audio madje, Agron Xhafaj përmend dhe faktin se s’mund të flasë pasi po sulmohet ashpër nga opozita.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj shprehet se Ministri i Brendshëm është drejtpërsëdrejti i përfshirë në aferat e të vëllait dhe ka bërë çfarë ka patur në dorë për ta ruajtur atë nga vuajtja e dënimit në vitin 2002, kur drejtësia italiane e dënoi Agron Xhafajn me disa vite burg.

Ministri i Brendshëm ka shfrytëzuar postin dhe pushtetin për ti siguruar paprekshmërinë nga ligji të vëllait, i dënuar për trafik droge. Janë tre fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj shkeli ligjin duke penguar cdo pengim për ekstradimin.

Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë lijore, si të verifikojë apo njoftojë identitetin e ri të të vëllait, ta arrestojë e burgosë atë.

Fatmir Xhafaj nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve falsifikoi dokumentet për ekstradimin e të vëllait. Ky falsifiki pamundësoi dënimin e të vëllait.

Së treti, Ministri nuk zbaton ligjin antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe të vëllait”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputeti, Ervin Salianji u shpreh “a e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drogës? Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje. Ne i dimë arsyet, pasi vëlla i Fatmir Xhafajt është një ndër drejtuesit më të mëdhenj të drogës, që drejton një grup të rëndësishëm në Vlorë”.