Published On: Hën, Kor 9th, 2018

VIDEO/ Naço: Emërimi i magjistratëve, ja pse jemi kundër…

LSI, përmes ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, ka sqaruar sepse kjo forcë politike është kundër ndryshimeve të propozuara nga dy deputetë të PS-së në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Naço tha se ndryshimet e propozuara na kthejnë 360 gradë prapa dhe i japin mundësi KLD që të bëjë edhe njëherë emërimet e studentëve magjistratë që duhej të ishin emëruar që para dy vitesh, sipas parashikimeve ligjore.

“Dalja ime në këtë moment ka të bëjë me mungesën e deputetëve të LSI në sallën e Kuvendit. U shpjegua qartë nga kreu i Grupit, por dua të jap dhe një mesazh nga qytetarët.

Mungesa jonë kishte të bënte me falsifikimin e votës për Teatrin dhe sot ishte një nga seancat për të diskutuar ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Një propozim ky i ardhur nga dy deputetë të mazhorancës për të bërë ndryshimet e këtij ligji që nuk ka më shumë se dy vjet që është miratuar.

Në thelb të dy nenet që kërkohen nga dy deputetët e mazhorancës janë fakti se në mungesë të KLP dhe KLGJ, kërkojnë që ne të kthehemi 360 gradë prapa, duke i dhënë edhe njëherë mundësi KLD për të bërë edhe njëhërë emërimet e studentëve magjistratë, që duhet të ishin emëruar që në vitin 2016 sipas parashikimit të ligjit”, tha Naço.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of