Published On: Sht, Qer 16th, 2018

VIDEO/Kur pushimet kthehen në tmerr për shkak të peshkaqenit

Një grup pushuesish ikën të tmerruar nga deti, pasi një peshkaqen blu mbi 2.5 metra i gjatë, mbërriti në brigjet e Spanjës.

Një flamur i kuq u ngrit nga autoritetet lokale në plazhin popullor Arenal d’en Castell në Menorca, pasi peshkaqeni u shfaq afër bregut.

Ai qëndroi në zonë për disa orë para se të zhdukej, ndërsa notarët u ndaluan të hynin në ujë për gjithë pasditen.