VIDEO/ Koshat shëtitës të Erjon Veliajt, ja si mashtron mediat dhe qytetarët… -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 11th, 2018

VIDEO/ Koshat shëtitës të Erjon Veliajt, ja si mashtron mediat dhe qytetarët…

Një video paraqet më së miri atë që Bashkia e Tiranës mashtron ditën për diell qytetarët, përmes mediave.

Dy ditë më parë në televizione të ndryshme u transmetua një kronikë e servirur nga bashkia për vendosjen e disa koshave të mbeturinave në një zonë të kryeqytetit.

Por gëzimi i banorëve të zonës se lagjia e tyre mund të ishte e pastër, pasi do të kishte një vend për hedhjen e mbeturinave nuk zgjati më shumë se 48 orë.

Koshat sot u hoqën, u zhvendosën për diku tjetër, ndoshta për të përgatitur kronikën e rradhës.

Koshat nuk u hoqën natën, por në mes të ditës, u ngarkuan në një automjet të bashkisë, nga punonjësit e bashkisë, dhe qytetarët në orët e pasdites apo nesër do të njihen me kronikën e rradhës, vendosjen e koshave në një tjetër lagje.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of