VIDEO/ Icardi i siguron Interit fitoren e gjashtë me radhë -Albpress Daily News
Published On: Die, Tet 7th, 2018

VIDEO/ Icardi i siguron Interit fitoren e gjashtë me radhë

Inter ka shënuar fitoren e gjashtë rradhazi. Zikaltrit fituan me rezultatin 1:2 në transfertë ndaj SPAL. Inter kaloi në epërsi në minutën e 14’ me anë të sulmuesit Mauro Icardi.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Inter.

Pjesa e dytë tregoi një Inter që udhëhiqte lojën, me një SPAL që tentonte kohë pas kohe të rrezikonte portën kundërshtare.

Befasia erdhi në minutën e 72 kur Alberto Paloschi barazoi shifrat në 1:1.

Por, befasinë nuk e lejoi argjentinasi Icardi, i cili u shfaq përsëri në minutën e 78’ për rezultatin 1:2.

Inter kësisoj pozicionohet i treti në tabelën e klasifikimit me 16 pikë pas 8 ndeshjeve, 8 pikë më pak se lideri i tabelës.

SPAL në anën tjetër mbetet në kuotën e 9 pikëve për tu pozicionuar në vendin e 14 të tabelës.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of