VIDEO/Finalja e Kupës së Greqisë kthehet në "luftë", Paok hakmerret ndaj AEK -Albpress Daily News
Published On: Sht, Maj 12th, 2018

VIDEO/Finalja e Kupës së Greqisë kthehet në “luftë”, Paok hakmerret ndaj AEK

PAOK-u i Selanikut ka fituar Kupën e Greqisë në përballjen ndaj AEK të Athinës, në një ndeshje të tensionuar dhe me përballje të shumta mes dy tifozerive.

PAOK fitoi me rezultatin 2-0, në një takim ku nuk kanë munguar kartonët e verdhë, të kuq, penalltitë dhe incidentet.

Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është tepër i ashpër. Që para fillimit të ndeshjes, pati përplasje të tifozerive, ku i plagosën disa prej tyre. E ashpër ishte loja edhe në fushën e blertë.

Në minutën e 25-të sulmuesi i PAOK-ut, Prijoviç, humbet një 11 metërsh. Duhet të vinte minuta e 65-të, që Vierinja të shënonte golin e parë dhe të çonte peshë zemrat e tifozëve nga Selaniku.

Në fundin e ndeshjes Pelkas, shënoi golin e dytë që vulosi fitoren e bardhezinjve. Një hakmarrje e denjë, pas triumfit në kampionat të AEK-ut.