VIDEO/ E rrallë, vrau babain, pritet me duartrokitje në gjykatë… -Albpress Daily News
Published On: Die, Qer 3rd, 2018

VIDEO/ E rrallë, vrau babain, pritet me duartrokitje në gjykatë…

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në gjykatën e Zakinthos në Greqi, ku një grup qytetarësh kanë pritur me duartrokitje 26-vjeçarin shqiptar që vrau babanë e tij, pasi abuzonte seksualisht me fëmijët e vet.

Shqiptari u paraqit para gjykatës i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

26 vjeçari që akuzohet për vrasjen e babait është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe i hutuar ka parë rreth tij, ndërsa thirrjet ishin: Bravo! “ne jemi me ty! “Ne jemi krah teje!

Ata thanë se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mrië dhe një fëmijë i qetë, me një karakter që nuk e shqetësonte kurrë shoqërinë dhe as provokonte tensione.

Mediat greke raportojnë se para policisë ai ka thënë se e vrau babanë pasi 70-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të, por abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.