VIDEO/ Deputetët e PD protestojnë për Teatrin tek komisioni i Ekonomisë, ja reagimi qesharak i Braçes -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 4th, 2018

VIDEO/ Deputetët e PD protestojnë për Teatrin tek komisioni i Ekonomisë, ja reagimi qesharak i Braçes

Deputetët e PD-së kanë vijuar edhe sot protestën e tyre në komisionet parlamentare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Flamur Noka ka deklaruar se qytetarëve po u vidhen mbi 200 milionë euro.

“A mund të ketë ky komision axhendë tjetër veç kësaj?!” deklaroi ai.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, socialisti Erjon Braçe tentoi të bllokojë për mediat transmetimin direct nga mbledhja.

Madje, Braçe akuzoi se opozita ka blerë mediat.

Argumenti i Braçes se PD ka blerë mediat, u hodh poshtë nga n/kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, e cila theksoi se i vetmi televizion i cili transmetoi drejtpërdrejt Komisionin ishte Televizioni Publik Shqiptar, dhe Partia Demokratike nuk ka lidhje me akuzën që shtroi Braçe.

“Partia Demokratike ka kohë që nuk transmetohet nga mediat dhe akuza për blerje televizionesh dhe sinjalesh transmetimi, është i gabuar. Mediat janë të kapura nga qeveria dhe nuk ka asnjë diskutim”, tha Tabaku.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of