VIDEO/Berisha: Rama, një adoleshent i droguar. Po ekzekuton simbolin kombëtar, Teatrin… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 5th, 2018

VIDEO/Berisha: Rama, një adoleshent i droguar. Po ekzekuton simbolin kombëtar, Teatrin…

Ligji i ekzekutimit të simbolit kombëtar, Teatrit Kombëtar, e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha pr/ligjin e paraqitur nga Qeveria për Teatrin.

Berisha e ka cilësuar Ramën një ‘adoleshent të droguar’, ndërsa e cilësoi pr/ligjin një vjedhje që i bëhet pasurisë kombëtare.

“Lukunia e mafiozëve ka vetëm një axhendë: që të vjedhë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj.

Edvin Rama ka mbetur një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit dhe nuk nxjerr asgjë në dritë.

Në një abuzim moral me çdo pushtet dhe moral, Rama ka sjellë ligjin për të ekzekutuar Teatrin. Nuk i përket Teatri artistëve thotë xhahili, kryezhgarravitësi. Teatri i përket artistëve”, tha Berisha, duke shtuar se fatin e tij e përcaktojnë artistët dhe vetëm artistët.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of