VIDEO/ Berisha: Beteja kundër krimit dhe drogës vazhdon, faqeziu po terrorizon… -Albpress Daily News
Published On: Enj, Maj 17th, 2018

VIDEO/ Berisha: Beteja kundër krimit dhe drogës vazhdon, faqeziu po terrorizon…

Shpërndaj
Tags

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë jashtë parlamentit se beteja e opozitës kundër krimit, drogës do të vazhdojë rrugën e saj.

‘Beteja e betejave kundër krimit dhe drogës e opozitës do të vazhdojë.

Ashtu siç thotë populli, si derrat si të pafytyrë, kombi shqiptar dhe komuniteti ndërkombëtar, ky faqezi për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi u bë kryeksperti i zërit dhe deklaroi se ajo është një audio e montuar.

Sot ky faqezi për t’i shpëtuar kësaj ka ndërmarrë një akt terrorit ndaj dëshmitarit X, por harron se ky faqezi se prova janë absolutisht janë autentike kështu që nuk kemi tjetër se përveçse shqiptarët që i mashtroi dje në mënyrën më të paskrupullt ta kërrejnë nga zyra dhe të hedhin në Lanë si një kalbësirë’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.