Published On: Mar, Kor 3rd, 2018

VIDEO/ Berisha akuza të forta Ramës: Arenën Kombëtare e shndërrove në atë të mafies…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e shndërroi projektin për stadiumin e ri kombëtar në arenën e mafies së tij familjare. Berisha ka postuar në rrjet një video mbi projektin e paraqitur dhe atë të shndërruar duke e shoqëruar me komentin e mëposhtëm.

“Ja cili ishte projekti që Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptarëve për Arenën Kombëtare, të cilën e shndërroi në Arenën e mafies se tij familjare duke i hequr një anë të tërë asaj dhe shndërruar atë në oborrin e Kullës që do ti vendosë emrin xhelatit te diktatures Kristaq Rama!”, shkruan Berisha.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of