Published On: Pre, Kor 6th, 2018

VIDEO/ Belgjika në gjysëmfinale, Brazili paketon valixhet

Belgjika e jashtëzakonshme, eleminoi Brazilin nga Kupa e Botës. Belgët shënuan fitore me rezultatin 2:1 kundër Brazilit, në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”, që u zhvillua në stadiumin në Kazan.

Brazili nuk u tregua ashtu siç pritej edhe pse në 20 minutat e fundit, sulmuan me të gjitha forcat, por asesi ta gjejnë golin e barazimit, ndërsa shkurtuan diferencën në minutën e 76-të.

Në 30 minutat e para Belgjika shënon dy herë duke dhënë sinjalin se do të dalim triumfues ndaj “kariokëve”. Në minutën e 13-të, Fernandinho, shënoi autogol, që në një farë formë i preu këmbën kombëtares së tij. Kur pritej që në minutat vijuese Brazili të barazonte rezultatin, ndodhi e kundërta.

Pikërisht në minutën e 31-të, Kevin De Bruyne nga distanca me një goditje të fortë thelloi epërsinë në 2:0. Në minutën e 76-të, zëvendësuesi Renato Augusto, me goditje me kokë e çoi topin në këndin e majtë të portës së Belgjikës, 1:2. Në minutën e 84-të, Neymar pasoi deri te Coutinho, i cili në pozitë ideale, godet më të brendshme larg portës.

Në minutën e 90+2′ Neymar goditi fuqishëm por Courtois shpëtoi portën, duke e çuar topin në korrne. Belgjika kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të takohet me Francën, kurse Brazili eliminohet dhe paketon valixhet për në shtëpi.

Brazili – Belgjika 1:2

Stadiumi “Kazan Arena” në Kazanë.

Gjyqtar: M. Mazhiq (Serbia).

Shënues: Augosto (76′) – Fernandinho (13′- autogol), De Bruyne (31′).

Kartonat e verdhë: Fagner, Fernandinho – Alderweireld, Meunier.

Brazili: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho (Augosto 73′), Fernandinho, Willian (Firminmo 46′), Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus (Costa 58′).

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Fellaini, Witsel, Chadli (Vermaelen 83′), De Bruyne, Lukaku (Tielemans 87′) dhe Hazard.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of