Published On: Enj, Qer 7th, 2018

VIDEO/Basha-Ramës: Mbrojtje Tahirin dhe Xhafajn, skenar kriminal…

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama për mbrojtjen që i dha ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe atij aktual, Fatmir Xhafaj.

“Ti Edi Rama, vendose që të mbrosh Xhafën siç bërë me Saimir Tahirin. Ti Edi Rama ke pasur dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafës në aktivitetin e drogës.

Edi Rama vendosi që hetimin për Agron Xhafajn ta bënte personalisht vëllai i tij ministër i brendshëm. Prokuroria nuk devijoi aspak nga skenari kriminal i Ramës”, tha Basha.